Austri-Shqipëri, publikohen çmimet e biletave
10/02/2016 14:05
Tifozët shqiptarë duhet të paguajnë nga 8 deri në 24 euro biletën për miqësoren e 26 marsit ndaj Austrisë.
Federata Austriake e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave për sfidën e 26 marsit ndaj Shqipërisë, ndërkohë që ka vënë në dispozicion 4 mijë vende për tifozët kuqezi.
Sipas deklaratës së Federatës Austriake, fëmijët nën moshën 14 vjeç do të paguajnë 8 euro, ndërsa biletat e tjera do të kushtojnë 19 dhe 24 euro.
Pjesa më e madhe e tifozëve tanë do të akomodohen në sektorin F, i cili ka rreth 3 mijë vende të ulura, ndërsa rreth 1000 të tjerë do të jenë në një pjesë të vogël në sektorin A1.
Top Channel