Superklauzola që ndan Realin nga Toni Kroos

09/02/2016 14:00

“Football Leaks” vijon me publikimin e detajeve të pazbuluara më parë në kontratat e futbollistëve. Këtë  radhë ajo nxjerr në dritë klauzolën e kontratës së Toni Kroos me Realin e Madridit, e publikuar më pas edhe nga e përditshmja gjermane “Bild”.

Sipas kësaj klauzole të zbuluar nga “Football Leaks”, mesfushori gjerman në rast se vendos të largohet kundër vullnetit të klubit spanjoll, do të duhet që në arkat e Realit të derdhen plot 300 milionë euro.

Në të njëjtën kohë, “Football Leaks” zbulon gjithashtu edhe se Reali i Madridit pranoi t’i paguajë Bajernit 25 milionë euro për kartonin e futbollistit, por në 3 këste deri në 15 korrik të 2016.

Në të njëjtën kohë, mësohet se Kroos vitin e kaluar përdifitoi 11.3 milionë Euro bruto, ndërsa në sezonin aktual përfiton 10.9 milionë Euro, pagë të cilën do të vazhdojë ta marrë deri në vitin 2020.

Por jo vetëm kaq, “Football Leaks” zbulon detaje edhe nga kontrata që Realit i Madridit i ofroi David De Geas për transferimin në Spanjë, që në fund nuk u krye. Sipas këtij portali, portieri i Manchester United do të përfitonte nga klubi merenges një pagë prej rreth 12 milionë Euro bruto në sezon si dhe disa bonuse të tjera deri në vitin 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA