Juventus duket se po përgatitet për shkëmbime trajnerësh. Sipas asaj që publikohet te e përfditshmja britanike “Daily Express”, protagonistë në këtë pikë do të bëhen Massimiliano Allegri dhe Manuel Pellegrini.
Tekniku aktual i Juventusit është vënë në qendër të vëmendjes së Chelsea, madje ka nga ata specialistë që deklarojnë se në fund të sezonit livornezi do të pranojë transferimin në Londër për të marrë drejtimin e “Bluve”.
Megjithatë te Zonja e Vjetër askush nuk është i papërgatitur dhe prej kohësh drejtuesit e kësaj skuadre po mendojnë për zëvendësuesin e tij. Së fundmi në listën e pretendentëve për të marrë drejtimin e kampionëve të Italisë është vënë emri i Manuel Pelegrinit.
Tekniku kilian i Manchester City në fund të sezonit do të largohet nga kjo skuadër për t’i lënë vendin Guardiolës dhe ka shumë të ngjarë që Juventus të nisë bisedimet me të.
Top Channel