Jan Oblak zgjat kontratën me Atletico Madrid
09/02/2016 17:50
Jan Oblak do të jetë portieri i Atletico Madrid deri në vitin 2021. Lajmi është bërë i ditur nga klubi madrilen në faqen e tij zyrtare në internet.
Në këtë mënyrë, portieri slloven zgjat edhe një vit më shumë kontratën e tij aktuale, që skadonte në vitin 2020. Këtë sezon ka pësuar vetëm 11 gola dhe është portieri më pak i mundur i kampionatit spanjoll.
“Jan Oblak dhe klubi ynë kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2021. Kontrata u firmos në Vicente Calderon ditën e martë”, njofton Atletico Madrid.
Portieri 23-vjeçar ka ardhur te Atletico sezonin e kaluar nga Benfica dhe paraqitjet e tij të mira kanë bërë që të jetë titullari fiks i skuadrës “colchoneros”.
Top Channel