Sfida mes Realit të Madridit dhe Romës për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve afrohet gjithnjë e më shumë dhe ai që jep një opinion për të është Fabio Capelo, që më parë i ka drejtuar të dyja këto skuadra.
Italiani, në një intervistë për median spanjolle ka dashur të bëjë një paralajmërim për skuadrën “Merengues” në prag të kësaj sfide me “Verdhekuqtë”, duke i përcaktuar këta të fundit si një rrezik shumë të madh pas ardhjes së Luciano Spalettit.
“Roma është një skuadër e rrezikshme. Nuk mund të mendohet se ndeshja ndaj saj do të jetë e lehtë. Me ardhjen e Spaletiti, kjo skadër ka fituar 3 ndeshje, ka ndryshuar sistemin e lojës dhe futbollistët kanë fituar më shumë besim. Është një skuadër më e organizuar që bën presing më më lart se më parë duke e rifituar topin shumë shpejt. Është një skuadër krejt tjetër”, thotë Capello.
Top Channel