Tiranë, shpërthim eksplozivi pranë një lokali në Bathore
05/02/2016 00:30
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 23:50 të së enjtes pranë një lokali në zonën e Bathores, në kryeqytet.
Burime nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Lokali ku ka ndodhur shpërthimi mësohet se është në pronësi të shtetasit Xh. D.
Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Top Channel