Masakra e Elbasanit, ekspertët këqyrin kamerat e sigurisë; 19 të shoqëruar
05/02/2016 10:24
Këqyrja e kamerave të sigurisë mund të çojë në identifikimin e automjetit me të cilin kanë lëvizur autorët e masakrës së Elbasanit.
Vetë lokali ku ndodhi masakra kishte 3 kamera sigurie e po ashtu të pajisura janë edhe bizneset përreth, si edhe kryqëzimet kryesore të qytetit të Elbasanit.
Policia e Shtetit bën të ditur se ka vijuar kontolli në banesa dhe shoqërimi për t’u marrë në pyetje. RENEA dhe FNSH gjatë orëve të vona të natës së djeshme dhe orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë kontrolluar 16 banesa në gjithë qarkun e Elbasanit.
Janë shoqëruar për verifikim 19 persona dhe janë kontrolluar 13 mjete të dyshuara si automjeti që mund të kenë përdorur autorët e krimit.
Top Channel