Është finalizuar këtë të premte në Durrës operacioni i koduar “Shardone”, kundër prodhimit dhe tregtimit të paliçencuar të pijeve alkoolike.
Sipas një njoftimi për shtyp, gjatë operacionit është arrestuar një shtetas që kishte përshtatur ambjentet e shtëpisë së tij në favor të ushtrimit të aktivitetit ilegal të tregtimit të pijeve.
Sipas burimeve, gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar pajisjet e përdorura për përpunimin e pijeve, 17.500 litra verë, 200 litra raki dhe 10 mijë litra lëndë e fermentuar.
Operacioni është finalizuar pas dy muaj hetime, vijon njoftimi zyrtar, në të cilin personi i arrestuar identifikohet si shtetasi Astrit Kalushi, 45 vjeç dhe banues në Durrës.
Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë lokale për procedimin e personit në fjalë, nën akuzat e “prodhim të kundraligjshëm të mallrave industrialë e ushqimorë” dhe “fshehjes së të ardhurave”.
Top Channel