“Rrezik për cunami në Santorini”/ Çfarë do të ndodhë nëse aktivizohet vullkani Kolumbo në Greqi, zbuloni çfarë thotë studimi Një sërë personash të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik janë arrestuar nga policia gjermane në çeljen e një feste që mobilizon me mijëra njerëz në këtë vend: karnavalet.
Pas masakrës së Parisit dhe sulmeve me sfond seksual në Këln natën e ndërrimit të viteve, masat e sigurisë në Gjermani janë shtuar ndjeshëm.
Gjatë aksionit policor të shtrirë në Berlin, Hanover e Atendorn të landit Renania Veriore Vestfali, përfunduan në pranga mes të tjerësh dy algjerianë, një nga të cilët rezident i një qendre refugjatësh.
Autoritetet në Hanover kanë konfiskuar telefonë celularë dhe një kompjuter. Ndërkohë, dy persona të tjerë janë në kërkim.
Për lidhjet e dyshimta të këtyre individëve, policia u informua nga agjencia gjermane e inteligjencës, BND. Në deklaratën e shpërndarë me këtë rast thuhet se, grupi po planifikonte një “akt që kërcënonte sigurinë e shtetit”.
Ndalimet përkuan me nisjen e “Weiberfastnacht”, kremtimet 5 ditore të karnavaleve në mbarë rajonin e Këlnit. Asnjë formë dhune nuk do të gjejë vend në këtë festival, ishte deklarata e shefit të policise Jürgen Mathies, që njoftoi gjithashtu forcimin e mëtejshëm të masave të sigurisë në qytet dhe zonat përreth tij.
“Për këtë arsye do të ndërmarrim veprime të ashpra ndaj të gjithë atyre që e kalojne kufirin me sjelljen e vetë, përfshirë këtu të dehurit që abzuojnë, hajdutët, apo agresorët seksualë të cilët nuk e pranojnë dot refuzimin e një femre”, shtoi oficeri i lartë.
Rreth 2.500 efektivë policie do të shpërndahen në qytet, duke shënuar kështu një rritje të ndjeshme të pranisë policore atje krahasuar me vitin që shkoi. Buxheti i sigurisë për festimet e sivjetshme llogaritet në më shumë se 360.000 euro.
Top Channel