Kadastra derë më derë në Himarë, Finiq dhe Leskovik, rreth 1500 banesa të evidentuara
Pas përmbytjeve të janarit dhe izolimit të një sërë fshatrash për shkak të shembjeve apo dëmtimit të urave, ministria e Mbrojtjes i ka zëvendësuar apo riparuar ato me urat e llojit “Bailey”.
Këto ura janë një ndërtim portativ, të parafabrikuara që përforcojnë lidhjen mes dy brigjeve. Aktualisht ministria ka ndërtuar dhe riparuar gjithsej dhjetë ura në zonat problematike.
Më konkretisht:
1- Komuna Skërnderbej-Gramsh, 12m linear, peshëmbatja 15 ton. Lidh 6 fshatra.
2- Komuna Orej-Librazhd, 30m linear, peshëmbajtja 15 ton. Lidh 8 fshatra.
3- Komuna Berzhitë, 9m linear, peshëmbatja 4 ton lidh 4 fshatra.
4- Skuraj-Kurbin, 15 m linear, peshëmbajtja 24 ton. Lidh 6 fshatra
5- Cakran-Fier, 27m linear, peshëmbajtja 24 ton.
6- Cermë-Divjakë, 18 m linear, peshëmbajtja 15 ton.
7- Petrelë, 12m linear, peshëmbatja 15 ton lidh 4 fshatra
8- Riparim ure Konispol, 51m linear. Peshëmbajtja 40 ton. Lidh 12 fshatra
9- Riparim ure Zall-Bastar- lidh 12 fshatra me kryqytetin
10- Riparim Ure Ferraj-Tiranë
Urat Bailey u zhvilluan për herë të parë gjatë Luftës së Dytë Botërore për përdorim ushtarak nga britanikët, por që morrën një përhapje të gjerë për shkak të prakticitetit.
Top Channel