Nuk paguan sigurimet e punonjësve, në hetim drejtori i tregut

03/02/2016 10:05

Policia e Kukësit ka nisur procedim penal për drejtorin administrativ të tregut agroushqimor.

Burime policore bëjnë me dije se G. D, 51 vjeç nuk ka paguar prej tetë vitesh kontributet e sigurimeve shoqërore të punonjësve të tij

Ndaj tij ka nisur hetimi për shpërdorim detyre.

Top Channel