Drafti i regjistrimit të emigrantëve kalon në komisionin e sigurisë

01/02/2016 10:55

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri prezantoi në komisionin e sigurisë projektligjin e regjistrimit të adresave të emigrantëve.

Drafti synon sipas Ministrisë së Brendshme, që çdo shtetasi shqiptar t’i dihet adresa ku jeton jashtë vendit dhe çdo shërbim, nisur nga certifikatat, pensionet, vendimet e gjyqeve, apo çdo shërbim tjetër që duhet të marrë në Shqipëri , t’i dërgohet me postë në vendbanimin e tij jashtë vendit.

“Ne emigrantit i kërkojmë vetëm njëe gjë, regjistrohu dhe na thuaj ku banon. Shteti ka detyrimi pastaj të të vijë nga pas duke të shërbyer e duke u lehtësuar atje ku është e nevojshme. Regjistrimi nuk ka të bëjë me faktin se janë të ligjshëm atje ku jetojnë apo të paligjshëm”, tha ministri Tahiri.

Duke pranuar se sistemi i adresave brenda territorit shqiptar është më kaotiku që mund të ketë një vend i Europës, ministri Tahiri gjithsesi nuk e sheh të pamundur ngritjen e një sistemi adresash për emigrantet shqiptarë, duke sjellje këtu eksperienca të sukseshme.

“Privatët në Shqipëri e kanë kaluar këtë eksperiencë me mjaft sukses. Merrni Digitalb i shërben sot në shtëpi emigrantëve. Ka krijuar një kompani rpviate marrëdhënie me qytetarët shqiptarë kudo në botë. Shteti e ka detyrim me më shumë arsye për ta bërë këtë punë”,tha ai.

Në draft parashikohet që periudha 6-mujore pas hyrjes në fuqi të ligjit, regjistrimi nga ana e emigrantëve të jetë vullnetar. Këtë mund ta bëjnë përmes internetit. Pas këtij afati , ministria propozon që çdo shërbim i kërkuar nga emigrantët të mos u ofrohet në rast se nuk janë regjistruar. Kjo ishte një nga pikat që kundërshtoi opozita, së bashku me dyshimin se kjo po bëhet në funksion të zgjedhjeve të ardhshme, ku qeveria beson se nëse procesi ecën siç është parashikuar, regjistrimi t’ju mundësojë emigrantëve edhe të drejtën e votës atje ku ata jetojnë.

Kur opozita foli, minstri Tahiri ishte larguar nga komisioni, duke ia lënë mbrojtjen e ligjit zëvendësministrit të ri të brendshëm Stefan Çipa.

“Të vish këtu e të sjellësh një ligj që është paçavur duhet ta kesh emrin vetëm Sajme, ndërkohë që ti si shtet nuk i siguron adresa të sakta brenda territorit tënd qytetarëve. Asgjë s’ka ky ligj, po nuk pranove të regjistrohesh nuk merr shërbim. Të drejtën e shërbimit nga shteti e ka çdo shtetas i këtij vendi”, tha Flamur Noka.

Refuzimi i shërbimeve pasi të jetë kaluar periudha e regjistrimit vullnetar, ishte një pikë që vetë deputetët e mazhorancës në komisionin e ligjeve kërkuan të ndryshohej, duke iu lënë një afat tjetër rinjoftimi emigrantëve.

Top Channel