Një ortek i përmasave të mëdha në perëndim të Kanadasë u ka marrë jetën të paktën 5 personave që po lëviznin me motorë dëbore.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave orteku ra në afërsi të lokalitetit MekBriajd, në veri-lindje të Vankuverit, në provincën e Kolumbisë Britanike.
Një zëdhënës i qendrës që monitoron orteqet ka deklaruar se, vërshimi i masivit të dëborës është shkaktuar nga një aktivitet njerëzor dhe ka goditur tre grupe udhëtarësh.
Disa prej tyre janë ndihmuar nga skuadrat e shpëtimit që në momentin e incidentit ndodheshin në vendngjarje, ka raportuar një gazetë lokale.
Karl Klaasen, nga instituti Orteqet e Kanadasë, deklaroi se në zonë ekziston rreziku për incidente të tjera, për shkak se në ditët e fundit ka patur reshje të dendura dëbore dhe shiu.
Top Channel