Për herë të parë në një finale të kampionatit europian, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë me një fanelë të personalizuar, e cila është dizenjuar nga një kompani shqiptare.
“Pas një pune disamujore, arritëm të bënim një ndërthurje me 3 elementët kryesorë. Elementë të folklorit, të frymës bashkëkohore, si dhe elementë të kombëtares sonë. Në këtë mënyrë lindi edhe uniforma e kombëtares sonë, të cilën ne e quajtëm triumf”, tha Alban Fejzaj, drejtor kreativ.
Pas shumë kërkesave, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që t’ia besojë për 5 vitet e ardhshme këtë detyrë kompanisë italiane “Macron”.
“Besoj se ky është një moment historik për Shqipërinë, e cila merr pjesë për herë të parë në një Europian. Për këtë, ne jemi shumë të kënaqur që bëhemi pjesë e këtij projekti”, tha Gianluca Pavanelli, president i “Macron”.
***
Janë prezantuar këtë të premte tri fanelat me të cilat do të luajë Kombëtarja shqiptare në Europianin francez.
Bëhet fjalë për një dizajn krejtësisht të ri dhe, ashtu siç pritej, me një shqiponjë të vendosur në mes në të trija fanelat që mbërrijnë në tri ngjyra, ajo tradicionale kuqezi, e dyta që është e bardhë dhe fanela e tretë që është e zezë, por me nuanca më të theksuara të shqiponjës në pjesën e përparme (kliko këtu).
Fanela është një ndërthurje mes traditave shqiptare, me shqiponjën si simbol, dhe modernes, pasi dizenjo e saj është vërtet unike. Gjithashtu në brendësi, fanela ka një shkrim të veçantë në gjuhën shqipe, që do të jetë frymëzues për të gjithë personat që do ta mbajnë veshur atë.
Fanelat janë dizenjuar nga kompania “Pik” dhe prodhuar nga “Macron”. FSHF ka bërë të ditur se ka arritur dhe një marrëveshje 5-vjeçare me sponsorin teknik “Macron”, me një vlerë prej 6 milionë eurosh.
Top Channel