Një burrë i armatosur me dy armë zjarri është arrestuar në hyrje të një hoteli në Disneyland në Paris. Mediat franceze bëjnë me dije se 28-vjeçari nuk ishte i njohur për autoritet, ndërkohë që nuk i kishte bërë rezistencë policisë për arrestimin.
Burimet pranë policisë franceze tregojnë se nga hetimet fillestare nuk rezulton të jetë ndonjë vepër terroriste, prandaj edhe personi nuk është duke u hetuar nën këtë akuzë.
Burime nga vendngjarja thonë se ai mbante me vete Kuranin, megjithatë policia ende nuk ka konfirmuar këtë fakt.
Pjesëtarët e sigurimit të Disneyland thanë se armët u gjetën pasi burri kaloi përmes detektorit me rreze X. Ata më pas njoftuan policinë të cilën e arrestuan pa ndonjë problem.
28-vjeçari citohet t’i ketë thënë policisë se mbante armët për shkak se nuk ndihej i sigurt. Policët më pas kanë arrestuar edhe një grua, që u besua të ishte e dashura e tij, por rezultoi se kishin kapur personin e gabuar. E dashura e tij është ende në kërkim.
Top Channel