Chicago Bulls rikthehet te suksesi dhe këtë e bën në “Staples Center” kundër Los Angeles Lakers. Sfida nisi me një përshëndetje të ngrohtë mes dy yjeve të këtyre skuadrave: Kobe Bryanat dhe Pau Gasol, të cilët për 7 vjet kanë luajtur së bashku me skuadrën kaliforniane.
Në fund, ai që doli i fituar ishte spanjiolli dhe skuadra e Bulls, që e fituan ndeshjen 114-91. Pau Gasol e mbylli ndeshjen me 21 pikë dhe 12 topa në tabelë, ndërkohë që ai që spikati më shumë ishte Jimmy Butler, me 26 pikë dhe 10 assist.
Fitore shënoi edhe Memphis Grizzlies, që mposhti Milaukee Bucks 103-93, për të regjistruar fitoren e 27 sezonale. Milaukee u shfaq më mirë vetëm në periodën e parë, më pas gjithçka foli për Grizzlies, që e mbylli sfidën me 20 pikë diferencë. Për Memphis ai që sopikati ishte Green me 21 pikë, ndërkohë që Mark Gasol e mbylli përballjen me 8 topa në tabelë. Me këtë sukses, Memphis mban vendin e pestë në Konferencën e Perëndimit, me 27 fitore e 20 humbje.
Në ndeshjet e tjera të NBA, Toronto Raptors mundi New York Knicks 103-93, duke shënuar fitoren e 10 radhazi; Sacramento Kings u mund nga New Orleans Pelicans 105-114, ndërsa Denver Nuggets fitoi me Washington Wizards 117-113.
Top Channel