Ligji i ri, ridënohen të dënuarit dhe ata që e fusin aparatin në qeli

29/01/2016 15:10

Mënyrat për të dërguar tek të dënuarit një apart telefoni janë nga më të ndryshmet e me fantazistët. Gjatë një interviste për Top Channel, Artur Zoto shpjegon se si gjatë kontrolleve kanë zbuluar teknika nga më të padëgjuarat.

“Duke përdorur qoftë dhe fshehjen në vende të ndryshme në trup, në sende apo ushqime që lejohen me rregullore. Ajo që është më kryesorja është që fshehja që u bëhen këtyre sendeve të ndaluara brenda dhomave ku rinë, është për t’u habitur. Bidona uji me fund të dyfishtë, të mbajtur në enë kuzhine me fund tëdyfishtë të prodhuar posaçërisht për këtë qëllim. I fusin në sendet elektroshtëpiake që me rregullore u lejohen. I mbajnë në vende të caktuara duke prishur mure, pllaka, pjesë të tavanit të institucioneve, dyerve ku mbahen këto sende të ndaluara”, thotë Zoto.

Në një situatë të tillë ku disa ngjarje kriminale janë porositur me telefon nga burgu, ndryshimet në ligj e konsiderojnë futjen e një telefoni tek të burgosurit si vepër penale. Ligji hyri në fuqi këtë të premte.

“Neni është i ndërtuar në dy paragrafë. Paragrafi i parë ka të bëjë me mbajtjen e telefonave celularë nga të paraburgosurit dhe të dënuarit. I dënuari dënohet nga 1-3 vjet. PAragrafi i dytë i faktit ka të bëjë me faktin që futja e këtyre sendeve të ndaluara dënohet nga 5 deri në 10 vjet”,vijon Zoto.

Rasti më tipik i porosive nga burgu është ai i drejtimit të trafikimit të drogës nga Endrit Dokle gjatë kohës që ai ishte i paraburgosur tek 313 për dosjen e Durrësit , apo rasti i të dënuarit të përjetshëm, Admir Tafili që dyshohet se urdhëronte vrasje me pagesë nga burgu, si edhe një gjobëvënie nga burgu i Peqinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA