Adidas-Real Madrid, marrëveshje prej 1 miliardë e gjysmë euro

29/01/2016 13:00

140 milionë euro në sezon për 10 vitet e ardhshme. Në total janë 1 miliardë e 400 milionë euro që Reali i Madridit, sipas gazetës “Marca”, do të përfitojë nga marrëveshja e re me Adidasin.

Në këtë mënyrë, fanela e madrilenëve do të jetë më e shtrenjta në botë, të paktën për atë që e sponsorizon.

Kjo shifër marramendëse që do të paguahet nga marka e famshme gjermane kalon edhe atë që i po Adidasi i pagoi në vitin 2015 anglezëve të Manchester United (98 milionë euro).

Verën e kaluar, Adidasi nënshkroi edhe një marrëveshje prej 900 milionë eurosh me Bayern Munchen, deri në 30 qershor 2030.

Kontrata e re e Adidasit me Realin pritet të nënshkruhet brenda këtij sezoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA