Akuzat për Skavicën, Ahmetaj: Sulm ndaj investitorëve të huaj

27/01/2016 17:35

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka reaguar ndaj akuzave të opozitës, sipas të cilave ka qenë ai ndërmjetësi me kompaninë turke “Suzer”, në atë që PD e quan pazari me konçesionin e  Skavicës.

“Nëse unë kam udhëtuar me charter me ndonjë biznesmen, përfshirë “Suzer”, jam gati të jap dorëheqjen. Le ta verifikojë Basha. Por nëse kjo është gënjeshtër, ti Luli çfarë bën, je gati ta shkurtosh hundën?!”, thotë Ahmetaj, duke i cilësuar deklaratat e opozitës si sulme ndaj investitorëve të huaj.

Opozita, thotë ministri Ahmetaj, është kundër zhvillimit të vendit dhe rritjes ekonomike. Ai ka sjellë në kujtesë paralajmërimet e PD për skenarin grek në ekonominë shqiptare, që duke lënë të kuptohet se kjo ka qenë dëshira dhe interesi i opozitës të ndodhte.

“Meqë nuk ndodhi siç parashikonin skenarin grek, tani preferojnë skenarin e Pinokut!’’, mbyll reagimin ministri i Ekonomisë.

Top Channel