Tregjet financiare kineze pësuan rënie në orët e fundit. Pavarësisht injektimit të likuiditetit nga banka qendrore e vendit, investitorët vazhdojnë të jenë të shqetësuar nga tatëpjeta e çmimit të naftës.
Bursa e Shangait u mbyll me një rënie drastike prej 6.42 për qind, ndërsa Hang Sengu në Hong Kong me 2.4 për qind.
Edhe bursa të tjera të Azisë ndoqën trendin e rënies në ato amerikane, për shkak se rënia e çmimit të naftës vazhdon të çorodisë investitorët.
Çmimi i naftës Brent ra me 6.3 për qind në 30.15 dollarë për fuçi, duke i dhënë fund asaj rritjeje të lehtë që ishte verifikuar më herët.
Bursa japoneze Nikkei pësoi gjithashtu rënie me 2.4 për qind, duke vajtur në rreth 16 pikë. Nga ana tjetër, edhe në Wall Street rënia ka qenë e pashmangshme, duke i zënë vendin rezistencës së dy ditëve të fundit.
Rënia e vazhdueshme e çmimit të naftës dhe ngadalësimi i ritmeve të ekonomisë globale, dhe Kinës në veçanti, ka ngjallur tek investitorët frikën se stabiliteti dhe rekuperimi janë ende larg.
Top Channel