Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar, fokusi informim për investimin në Zvërnec dhe Sazan Partia Demorkatike, përmes një letre dërguar kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, ka kërkuar miratimin e menjëhershëm në seancën plenare të datës 28 janar të vendimit për përbërjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, që do t’i hapte rrugë vijimit pa vonesa të punës për realizimin e saj.
“Grupi Parlamentar i Partisë Demorkatike vlerëson se kjo reformë duhet të sigurojë forcimin dhe konsolidimin e procesit zgjedhor dhe po ashtu, ndërtimin e shkallës së besueshmërisë për zgjedhje të lira. Reforma duhet të sigurojë që zgjedhjet të jenë standardi bazë-substancial i zhvillimit të demokracisë, legjitimimit të qeverisjes dhe shtetit modern, duke respektuar plotësisht vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në letrën e PD.
Partia më e madhe e opozitës vlerëson se, e rëndësishme në këtë rast është që të kemi një ligj lehtësisht të zbatueshëm për votuesit, që u reziston sfidave dhe shndërrohet në një mekanizëm efektiv për të siguruar zgjedhjet e lira dhe demokratike, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet eKëshillit të Evropës.
“Përmbyllja në një kohë të shpejtë e reformës zgjedhore dhe reflektimi në legjislacionin shqiptar i të gjitha rekomandimeve të OSBE/OHDIR-it apo shqetësimeve madhore të ngritura prej tij në raportet përfundimtare të viteve 2013 dhe 2015 për zgjedhjet në Shqipëri është premisë e domosdoshme për të garantuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta”, vijon letra.
Në të PD kujton se, “rekomandimet e dhëna nga OSBE/OHDIR në raportin për zgjedhjet e vitit 2013, për shkak të mungesës së vullnetit politik të mazhorancës aktuale nuk u adresuan kurrë në legjislacionin shqiptar, duke sjellë në këtë mënyrë deformimin e zgjedhjeve të vitit 2015”.
Top Channel