Izrael, Shimon Peres shtrohet në spital
24/01/2016 21:40
Ish-presidenti i Izraelit, Shimon Peres është shtruar në spital me dhimbje në gjoks, 10 ditë pasi kaloi një atak të vogël në zemër.
92-vjeçari mësohet të jetë shtruar në një spital të Tel Avivit për të qëndruar nën vëzhgim dhe për disa analiza.
Peres ka qenë dy herë kryeministër i Izraelit, ndërsa në periudhën 2007-2014 ka qenë president i vendit.
Shimon Peres është një prej figurave politike më të spikatura për Izraelin. Ai njihet si një prej personaliteteve që ka përkrahur dhe ka punuar për paqen mes Izraelit dhe Palestinës, mision të cilit i ka kushtuar edhe Qendrën për Paqen “Peres”, të themeluar prej tij në vitin 1996.
Top Channel