Lezhë, nis pastrimi i kanaleve kulluese të bllokuara
22/01/2016 00:00
Bordi i Kullimit në Lezhë ka nisur punën për pastrimin e kanaleve të cilat shkaktuan përmbytjen e dhjetra familjeve dhe qindra hektareve tokë para disa ditësh.
Aktualisht po punohet për pastrimin e përroit të Pllanës. Drejtori i Bordit të Kullimit në Lezhë Petrit Gjoni tha se po ndërhyhet në disa zona me qëllim shmangien e përmbytjeve në të ardhmen. Ai iu bëri thirrje banoreve që të japin kontributin e tyre duke mos i hedhur mbetjet urbanë në kanale apo perrenj.
Edhe vetë banoret pranojnë se janë ata përgjegjesit kryesorë për bllokimin e kanaleve kulluese. Në ditët e para të këtij viti, nga reshjet e shiut disa zona në Lezhë janë përmbytur për shkak të bllokimit të kanalizimeve kulluese.
Top Channel