“Fiks Fare”, rikthehet në punë edukatorja e Leskovikut

22/01/2016 00:00

Më 5 nëntor të viti të kaluar, “Fiks Fare” solli shqetësimin e edukatores Elsa Koroçi nga Leskoviku. Ajo ishte prej tetë vitesh e punësuar si edukatore në kopshtin që gjendet në shkollën e mesme “Jani Vreto”.

Drejtori i shkollës Vasil Nikollai nuk pranonte të rikthente në punë Koroçin pas lejes së lindjes. Edhe përkundër faktit se edukatorja kishte një akt marrëveshje me Drejtorinë Arsimore në Kolonjë, drejtori refuzonte të zbatonte vendimin e shkruar me arsyetimin se nuk ishte e ligjshme.
 
Mirëpo, pas denoncimit të “Fiks Fare” ka reaguar edhe Ministria e Arsimit, saktësisht ministrja Lindita Nikolla.

Kjo e fundit, përmes një urdhri, ka detyruar Zyrën Arsimore Kolonjë të rikthejë në punë zonjën Elsa Koroçi e cila ishte zëvendësuar në momentin që ishte në lejen e lindjes nga një tjetër mësuese.

Top Channel