“Kërko falje për ofendimet”/ Ministri shqiptar i Ekonomisë në RMV pas mesazhit të Ferit Hoxhës: Presim reagim urgjent nga Tirana zyrtare Skenat kur urat e sapo ndërtuara shemben tashmë janë kthyer në një rutinë. Në një intervistë për Top Channel, drejtori i Institutit të Ndërtimit, inxhinier Agron Hysenlliu rendit faktorët kryesorë që sjellin këto problematika.
“Një pjesë e këtyre urave nuk janë projektuar dhe nuk janë bërë sipas kushteve teknike të projektimit të këtyre rrugëve, por janë mbajtur urat e vjetra duke bërë shfrytëzimin me rrugë të reja. Gjithashtu duhet theksuar se gjatë viteve të demokracisë ka pasur shfrytëzime masive të lumenjëve, të gjitha nyjet e inerteve që janë bërë në kohën e demorkacisë janë bërë kryesisht nëpër vendet ku kanë qenë urat. Ka edhe një proces tjetër që ndikon në prishjen e këtyre urave që është kryerja e shpejtë e punimeve brenda veprës për efekte të ndryshme, ose elektorale, ose të tjera, por që kanë ndikuar në cilësinë e urës”, deklaroi Hysenlliu.
Por, veç fazës së projektimit dhe fazës së zbatimit, procesi i ndërtimit të një ure duhet të kaloi dhe një test tjetër, i cili sipas drejtorit Hysenlliu, nuk është kryer.
“Kryerja e kontrollit teknik, ose siç thuhet në zhargonin e përditshëm, oponenca teknike. Normalisht, në shumicën e rasteve, këto janë tejkaluar, nuk janë bërë. Në kohën që ka ardhur qeveria e re këto janë kryer në mënyrë rigoroze”, vijoi inxhinieri.
I pyetur se çfarë duhet bërë përballë kësaj situate, drejtori Hysenlliu shpjegon.
“Sot, me gjithë këtë kaos urban që kemi pasur neve, duhet patjetër që te gjitha urat të kalojnë në një kontroll të plotë, të kontrollohen që nga këmbët e urës, tek pjesët horizontale e vertikalë të saj, si dhe të gjitha aksesorët e tjerë që përmbajnë urat dhe pasi të bëhët ky “check-up” të shikohet mënyra për riparimin e tyre”, tha Hysenlliu.
Top Channel