PD: Mashtrimet e Çelës, për të mbuluar korrupsionin

20/01/2016 13:00

Partia Demokratike, me anë të një deklarate të Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, ka akuzuar Ardian Çelën, administratorin e OSHEE-së, se ka gënjyer për të ardhurat e vitit të kaluar.

“Shkresat zyrtare hedhin poshtë gënjeshtrat e kapobandës së OSHEE për të ardhurat në vitin e kaluar, të cilat nuk janë 59.4 miliardë lekë sa thotë “bleta” e Ramës, por janë 54.2 miliardë. Ky është një mashtrim i përsëritur. Edhe një vit më parë është mashtruar me rritjen e të ardhurave, duke i deklaruar 16.5 miliardë lekë, kur në fakt ishin më pak se gjysma, 7 miliardë lekë. Gënjeshtrat me miliarda lekë janë provë e vjedhjeve, e hajdutërisë, e korrupsionit, janë një përpjekje mjerane për të ushqyer propagandën e sukseseve të paqëna të Edi Ramës”, theksoi Duma.

“Ky mashtrim bëhet nga OSHEE-ja, nga banda e Edi Ramës që u merr jetën të pamundurve, me arrogancë e me kërbaç, që shpërndan në mënyrë korruptive e klienteliste qindra milionë euro, paratë e gjakut të shqiptarëve, në xhepat e deputetëve e carapulëve të Edi Ramës. Të dashur qytetarë, ju e keni në dorë, të gjithë së bashku e kemi në dorë t’i japim fund mashtrimeve dhe vjedhjeve të OSHEE-së, Ardian Çelës dhe shefit të tij Edi Rama, duke afruar ditën kur ai do të mbajë përgjegjësi deri më një para ligjit, për korrupsionin, dhunimin e të pamundurve dhe vjedhjet skandaloze me paratë e gjakut të shqiptarëve”, shtoi Grida Duma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA