Reforma në drejtësi kërkon një konsensus shumë të gjerë politik, por ajo nuk mund të presë pafund sepse ka kosto mbi njerëzit.
Kështu deklaroi gjatë një takimi me studentët e universitetit të Elbasanit, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Ai ka fajësuar ndryshimet kushtetuese për defektet që sot shfaqen në sistemin e drejtësisë. Sipas Ministrit, një kushtetutë ekselente si ajo e vitit 1998 është ndryshuar 4 herë ndërkohë që është i domosdoshëm ndryshimi i 5 i saj.
Manjani tha se për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe ndryshimet kushtetuese, domosdoshmëri është konsensusi jo si çështje numrash, por si çështje besimi.
“Kushtetuta është marrëeshje politike, marrëveshje e qytetarëve me shtetin dhe nëse kjo prishet është e sigurtë që gjithçka shkon gabim. Prandaj diskutimi është gjithmonë i rëndësishëm. Ajo që nuk u bë si duhet në vitin 1998, ishte konsensusi politik. Nuk ka gjë më të mirë se konsesusi. Ai nuk është çështjenumrash, po çësghtje besimi. Që t’i hapësh rrugë një reforme të rëndëësishme që prek shtetin në thelb, pa diskutim që duhet të ketë besim. E nëse marrëdhënia e besimit nuk ekziston, atëherë është e kotë të merremi me kush janë ekspertët e më të mirët”, tha Manjani.
Para studentëve të Fakultetit Ekonomik të Elbasanit, Ministri i Drejtësisë tha se ndëshkimi me burg për rastet e vjedhjeve nuk është zgjidhje. Qëllimi i një shteti, sipas tij, duhet të jetë rritja e mirëqenies me qëllim parandalimin e vjedhjeve dhe jo mbushjen e burgjeve.
Top Channel