Dibër, dimër i vështirë për 80-vjeçaren Shahe Sulejmani
18/01/2016 00:00
80-vjeçarja Shahe Sulejmani prej disa vitesh jeton e vetme.
Pas shembjes së shtëpisë është strehuar në një kasolle të dhuruar nga një bashkëfshatar.
Mban frymën gjallë me një lopë të cilën ja kanë dhuruar. Shumicën e të ardhurave e siguron nga të rinjtë e fshatit që vijnë nga kurbeti.
Nuk ankohet asnjëherë sepse i vjen turp. “Më mirë vdes se të ankohem shprehet”, ajo.
E si të mos mungonte asgjë tjetër, OSHEE i ndërpret energjinë elektrike, më saktë, të vetmen llampë ndriçimi sepse pajisje të tjera elektrike nuk ka.
Top Channel