Moti i keq, Veriu bllokohet nga dëbora; Vjosa rrezikon daljen nga shtrati

17/01/2016 09:35

Reshjet e shiut dhe të dëborës që kanë përfshirë vendin ditët e fundit kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor në zonat e thella në Veri të vendit, ndërkohë që në Jug, Lumi Vjosë ka shtuar prurjet dhe rrezikon të dalë nga shtrati.

Dëbora ka zbardhur gjithë Qarkun e Kukësit. Në qytet, trashësia e saj shkon deri në 30 centimetra, ndërkohë që në zonat rurale tejkalon 50 centimetra. Si pasoojë, akset rrugore në Zapod, Shishtavec, Topojan, Grykçaj, Kalis dhe Arren janë të pakalueshme.

Probleme ka edhe në Mat e Dibër. Në Mat, njësitë Xibër dhe Macukull janë bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme dhe prej 15 oëësh mungon energjia elektrike. Trashësia e dëborës kap 50 centimetra dhe vazhdon rënia e saj me intensitet të madh. Edhe në Dibër raportohet e njëjta situatë, ndërkohë që policia u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të mos lëvizin pa zinxhirë në disa akse.

Në Jug, problematike janë prurjet e Vjosës. Reshjet e shiut dhe të dëborës në jug-lindje kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumit, që rrezikon daljen nga shtrati. Zona më e rrezikuar nga kjo mbetet ajo e Novoselës.

Top Channel

Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë
Top Channel/ Zbardhet nga dëbora qarku i Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, i mituri përplas makinën e policisë në Vlorë