Olli: Reshjet shkaktojnë dëme, pushtetarët me pushime

16/01/2016 21:40

Kryetari i këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli ka akuzuar institucionet e shtetit dhe drejtuesit e tyre se, “si gjithmonë shkojnë me pushime, duke i braktisur qytetarët”.

“Në njësinë numër 6, në Kombinat, një pemë ka rënë prej disa orësh, duke zënë nën të një makinë, por strukturat e Bashkisë së Tiranës dhe kryetari Veliaj shijojnë fundjavën, pas pushimeve të gjata të fillmvitit në Sri Lanka”, thotë Olli në një reagim të tijin.

Sipas tij, një tjetër pemë, në afërsi të një qendre tregtare ka bllokuar aksin nacional Tiranë-Elbasan, por sërish askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka shkuar në vendngjarje.

“Gjithçka në kolaps, me qindra automjete të bllokuara. Edhe pse reshjet janë në parametra normale, shteti është dorëzuar dhe qytetarët janë lënë në dorë të motit dhe mëshirës së fatit”, ka thënë Olli.

Ai vlerëson se, kur kjo paaftësi dhe neglizhencë vrastare shfaqet kaq arrogante dhe cinike në kryeqytet, çdokush kupton lehtësisht se çfarë ndodh në pjesën tjetër teëterritorit të vendit.

“Qytetarët vijojnë të mbeten me sytë nga qielli dhe t’i luten zotit t’i ndihmojë, pasi ata që u besuan me votë për të drejtuar qeverinë dhe bashkinë janë të fokusuar vetëm te mirëqënia personale”, ka thënë më tej Olli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA