Xhika: Firmat kontraktore në gatishmëri

15/01/2016 14:35

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika ka siguruar nga qyteti i Shkodërs se ndonëse temperaturat në vend do të ulen ndjeshëm dhe do të ketë reshje intensive shiu dhe bore, akset kombëtare do të jenë të kalueshme.

Xhika bëri të ditur se firmat e mirëmbajtjes janë në gatishmëri si dhe theksoi se në rast të mos përmbushjes së kontratës ndaj tyre do të meren masa të ashpra.

“Masat shtesë janë të përcaktuara në kontratat e mirëmbajtjes, pra, shtimi i sasisë kripore, mjeteve që duhet të kenë në dispozicion dhe specialistëve në terren duke monitoruar orë pas ore situatën që do të krijohet. Grupet në terren në bashkëpunim me pushtetin vendor, emergjencat civile dhe njësitë e krijuara do të jenë në nivelin e duhur të kërkesës së llogarisë. Paralajmërimi i është bërë të gjithë kontraktorëve. Ata që nuk do të respektojnë kontratën do të kenë penalizime të ashpra”, tha Xhika.

Sipas Xhikës deri më tani rezulton se dëmi i shkaktuar nga prishja e disa rrugëve gjatë kohëve të fundit përllogaritet rreth 8 milion dollarë.

“Ne jemi duke bërë një preventiv të të gjitha këtyre problematikave të krijuara nga emergjencat e fundit. Përllogaritet, nga një preventiv paraprak mund të jetë një dëm  në masën 70 milionë dollarë”, vijoi ai.

Top Channel