PS, Balla: Akuzat e Bashës, fletërrufeja e radhës
15/01/2016 17:10
Selia rozë, me anë të nënkryetarit të grupit parlamentar, Talulant Balla ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga Lulzim Basha për reformën në drejtësi.
Në deklaratën e shpërndarë për mediat, Balla shkruan: “Në emër të qeverisë së vjetër, Lulzim Basha nxorri sot një fletërrufe të radhës kundër kryeministrit, që për nga gjuha e urrejtjes dhe kokëtrashësia e arsyetimit do të kishte habitur edhe Saliun!”.
Balla i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta lexojnë atë që ai e cilëson si “fletërrufe”, “për të parë sesi qeveria e vjetër jo vetëm s’po bëhet dot opozitë, por po degradon edhe më keq se ç’ishte kur e nxorrët nga zyrat me 1 milionë shuplaka”, u drejtohet Balla qytetarëve.
Top Channel