OSHEE shkarkon 78 punonjës, kallëzon 5 në prokurori

12/01/2016 14:25

OSHEE ka shkarkuar 78 punonjës, pesë prej të cilëve i ka kallëzuar në Prokurori.

Inspektimet dhe verifikimet e bëra nga drejtoria rajonale e Tiranës kanë konstatuar shkelje dhe parregullsi në procedura të ndryshme për 78 punonjës që kanë abuzuar me detyrën.

Ndaj tyre është marrë masa administrative e largimit nga puna. Katër lexues nga grupi operativ janë kallëzuar në prokurori për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Ata ishin pjesë e strukturës në degën e shitjes, sektori lexim arkëtim, njësia Tirana 1, ndërsa i pesti punonte në agjencinë e Shkodrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA