Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori, gjithçka ndodhi pas sherrit banal
Duke prezumuar rreziqe të reja që mund t’u vijnë banorëve të disa prej zonave më të prekura nga përmbytjet e fundit në vend, tashmë që reshje të reja kanë nisur të bien në mbarë vendin, nga Partia Demokratike vijnë akuzat e shprehura nga anëtarja e Këshillit Kombëtar, Reila Bozdo, në drejtim të qeverisë për mosndërhyrjen dhe mosdhënien e zgjidhjeve të duhura përballë kësaj situate të rënduar.
“Qytetarët vazhdojnë të vuajnë pasojat e përmbytjeve. E rëndë mbetet situata, sidomos në Shijak dhe Lushnje, dhe në fshatrat e këtyre zonave. Janë shembur dy ura në Shkumbin, duke izoluar rreth 6 mijë banorë në fshatrat Gryksh i Madh, Shezë, Trash dhe Petisht. Banorët në Katund dhe në Sukth janë ende pa kushtet minimale, pa ushqim e orendi, teksa janë shprehur para medias se askush nga qeveria nuk ka shkuar t’i takojë. Kudo, nga Veriu në Jug ka ndërprerje energjie, dëmtime rrugësh dhe fshatra të tërë të izoluar, e me mungesa bazike në ujë dhe ushqime”, tha Reila Bozdo.
Pas përshkrimit të situatës, Bozdo thotë se “pasi ka zhdukur 3 herë në prag të 3 dimrave rreth 12 milionë dollarë të destinuara për kanalizimet, Edi Rama refuzon të marrë masa e të vlerësojë me seriozitet zonat e përmbytura, pasurinë e dëmtuar të mijëra familjeve. Ky është viti i tretë, që Edi Rama jo vetëm është përgjegjës për përmbytjet, duke hequr fondet për kanalizimet e duke i dhënë si pako dhuratë për klientelën e tij, por nuk mban asnjë përgjegjësi edhe pasi përmbytjet ndodhin”.
Top Channel