Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori, gjithçka ndodhi pas sherrit banal Atëherë kur të gjithë presin që reforma në drejtësi të bëjë çudira, jo vetëm kundër korrupsionit por edhe kundër krimit, në mbledhjen e parë të Unionit të Prokurorëve, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani kërkoi që ata të vijojnë të jenë aktivë dhe kurajozë në hetime.
Kjo kërkesë e ministrit Manjani ishte veçanërisht e fokusuar tek hetimet ndaj zyrtarëve e ministrave.
“Nuk kemi pse t’i vendosim vetes afate që në këtë apo atë kohë do të ndodhë diçka. Jo, zotëri. Ftesa ime për prokurorët ka qenë dhe mbetet e qartë: zbardhni dosjet dhe bashkë me to dhëmbët ndaj çdo zyrtari që abuzon, qofshin ministra apo çdo gjë tjetër. Nëse prokurorët stepen para abuzuesit, atëherë nuk ka reformë që i bën fajde kësaj gjëje”, deklaroi Manjani.
Edhe prokurorët që janë pjesë e unionit bënë kërkesat e tyre për reformën në drejtësi dhe njoftuan se do të depozitojnë së shpejti rezervat e tyre për disa nga propozimet për amendimet kushtetuese.
Kreu i unionit, Ndini Tavani, i njësisë task forcë në Prokurorinë e Tiranës, shprehu këndvështrim të njëjtë me rekomandimet paraprake të Komisionit të Venecias.
“Unioni, duke përkrahur reformën në drejtësi dhe duke qenë i bindur për nevojën e realizimit të saj, nuk mund të mos shprehë shqetësimin për pjesë të veçanta të kësaj ndërmarrjeje dhe nevojën për t’u bërë pjesë në hartimin dhe draftimin e këtij projekti madhor”, deklaroi Tavani.
Më tej, ministri Manjani sqaroi edhe njëherë se një nga synimet e reformës është ta kthejë prokurorin në një zot të dosjes.
“Dhe jo të hyjmë në piramidën e sekretarit të prokurorit me sekretarin e policit gjyqësor, polici gjyqësor tek shefi… Iku, ka dalë dosja në gazetë. Por për këtë nuk është faji juaj”, nënvizoi Manjani.
“Unioni kërkon që etiketimet negative për trupën e prokurorëve të ndalen për të mos cënuar punën e përditshme të tyre”, tha ndër të tjera Tavani.
“Edhe nëse ka patur kritikë për ju, kjo është kritika, jua them unë me dy fjalë: krimi në rrugë dhe krimi në zyrë duhet të ndëshkohen, nga unë i pari”, përfundoi fjalën e tij ministri i Drejtësisë.
Top Channel