Lushnje, përmirësohet situata; priten ndihmat për banorët e dëmtuar

09/01/2016 17:55

Në ditën e dytë pas përmbytjeve, situata në Lushnje mund të quhet thuajse e normalizuar. Uji është larguar nga të gjitha banesat dhe në 90% të sipërfaqes së tokave.

Nga ana tjetër, për banorët që u dëmtuan pritet të mbërrijnë ndimat nga Shtabi i Emergjencave. Prurjet nga lumi Shkumbin kanë rënë në nivelet më të ulëta dhe uji është rikthyer në shtratin e vetë.

Mjetet e Bordit të Kullimit, të ndimuar edhe nga forcat e ushtrisë po riparojnë çarjen e argjinaturës. Sipas inxhinierit të Bordit të Kullimit, Ferdinand Dervishi, po punohet duke bërë një digë dheu me me thasë rëre.

“Po bëhet një digë dheu me thasë me rërë, me ndihmën e ushtrisë që ka angazhuar forcat e saj për mbushjen e thasëve me rërë dhe për sjelljen e tyre në vendngjarje. Kondrabankina do të bëhet në pjesën e mbrapme në formë trapezoidale, për të mos lejuar rrëshqitjet e dherave të hedhura tani nga nivelet e larta të reshjeve të ardhshme”, ka deklaruar Dervishi.

Por kjo nuk është e vetmja masë që po merret në zonën e Çermës. Një ndërhyrje po bëhet përgjatë rrugës nacionale Çermë-Divjakë. Në të dyja anët e rrugës po largohen tumbinat të cilat janë ndërtuar në kanale nga banorët e zonës ku shërbenin si ura për të kaluar në banesat e tyre.

Por kjo gjë duket se nuk është pritur mirë nga të gjithë banorët. Ata shprehen se nuk kanë si të shkojnë në shtëpinë e tyre tashmë që iu janë hequr urat në rrugët hyrëse të banesave. Si zgjidhje ata kanë krijuar ura me dërrasa e shkopinj që nuk janë aspak të sigurta.

Nga drejtuesit e bashkisë mësohet se kjo situatë është e përkoheshme pasi e gjithë kjo zonë do të rehabilitohet shumë shpejt, pas kalimit të emergjencës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA