Reshjet,Tahiri viziton zonën e Babrrusë

06/01/2016 14:25

Zona e Babrrusë në Tiranë është më e goditura nga përmbytjet e ditës së mërkurë në kryeqytet.

Pikërisht për këtë fakt, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri vizitoi këtë zonë i shoqëruar nga kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi.

Tahiri u njoh nga afër me situatën e krijuar si pasojë e vërshimeve të Lumit të Tiranës, i tejfryrë nga reshjet masive të shiut që kanë përfshirë gjithë vendin ditën e sotme,

Në Babrru janë zhvendosur disa familje, ato të cilat autoritetet vlerësuan se ishin më të rrezikuara nga rritja e mëtejshme e nivelit të ujit.

Top Channel