Presidenti Nishani dekreton ligjin për amnistinë

06/01/2016 14:00

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ligjin për amnistinë, të miratuar në Kuvend më 21 dhjetor të vitit që lamë pas.

Sipas faqes zyrtare, bashkë me disa dekrete të tjera së fundi kreu i shtetit ka vënë firmën mbi ligjin e shumëpritur, duke i hapur rrugë zbatimit.

Sipas ligjit të amnistisë, përfitues janë nga 700 deri në 1 mijë persona, ku përfshihet edhe dënimi për energjinë elektrike.

Më herët për Top Channel, drejtori i burgjeve, Artur Zoto është shprehur se nuk përfitojnë nga amnistia ata të dënuar nën shërbim prove, për të cilët gjykata ka shpallur një vendim të tillë pas datës 30 nëntor 2015.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA