Panariti ndalet në Lezhë: Hidrovoret në funksion të plotë

06/01/2016 14:30

Pak orë pas deklaratës së lëshuar nga Tirana, ku tha se zona më problematike sa i përket përmbytjeve në vend është Lezha, ministri i Bujqësisë ka mbërritur në këtë rreth për të inspektuar nga afër situatën.

Panariti është ndalur fillimisht në Pllane dhe Milot, ndërkohë që ka vizituar edhe hidrovoret e vendosura në Tale dhe Shëngjin.

Ai u kërkoi banorëve të zonave përreth që të tregojnë gatishmëri dhe kujdes nga peshkatarët për të mos dëmtuar me rrjeta hidrovoret. Panariti tha se të gjithë hidrovoret në Tale dhe Shëngjin janë në punë dhe deklaroi se është marrë garanci nga OSHEE për furnizimin e tyre me energji pa ndërprerje.

Ndërkohë, në njësinë administrative të Ulzës në rrethin e Matit, dëmtimi i një ure ka lënë pa mësim 20 fëmijë të fshatit Stojan. Administratori i kësaj njësie thotë se për këtë problem janë njoftuar autoritetet dhe u është kërkuar ndërhyrje e menjëhershme e tyre.

Top Channel