Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori, gjithçka ndodhi pas sherrit banal 13 familje në fshatin Pllanë, në njësinë administrative Zejmen në Lezhë janë përmbytur dhe në ndihmë të tyre ka shkuar policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për t’i evakuuar.
Reshjet e dendura të këtyre orëve kanë shkaktuar probleme serioze në Qarkun e Lezhës.
Ndërkohë që raportohet se në fshatin Fushë-Kuqe në Bashkinë e Laçit, si pasojë e reshjeve rrezikohen disa banesa dhe në ndihmë të tyre kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Laçit.
Në Qarkun Dibër, në fshatin Gjoricë e Poshtme të Bashkisë Bulqizë rrezikohet argjinatura e lumit Drin. Forca të Ministrisë së Mbrojtjes janë në gadishmëri për të evakuuar rreth 200 banorë nëse do të jetë e nevojshme.
Gjithashtu, në Fushë-Bulqizë rrezikohen disa banesa nga përmbytjet, ndërsa dy fshatra janë izoluar për shkak se ura është shembur nga vërshimi i një përroi. Problemet kanë ardhur nga përroi i Zallit të Thatë, që ka bllokuar fshatrat Koçaj 1 dhe Koçaj 2, duke shkatërruar edhe rrugën dhe dëmtuar banesa.
Nga Qarku i Kukësit raportohet se disa familje në Domaj të Hasit kërkojnë ndihmë për shkak se uji i ka përmbytur banesat.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme dhe në Qarkun e Durrësit. Në qytetin e Shijakut 30 banesa 2-3 katëshe janë të rrezikuara nga dalja e lumit nga shtrati. Shtëpitë ndodhen në dy krahët e lumit Erzen, poshtë urës.
Të rrezikuar nga përmbytja dhe të paralajmëruar nga Bashkia e Shijakut dhe policia lokale, banorët kanë nisur të zbrasin katet e para të banesave për t’i mbrojtur mobiljet dhe pajisjet elektroshtëpiake nga dëmtimi i ujit.
Ndërkohë, në Fushë-Krujë dhe fshatin Derven i Poshtëm, si rezultat i fryrjes së lumit, rrezikohen disa banesa, ndaj në vendngjarje kanë shkuar administratori i njësisë administrative dhe forcat zjarrfikëse të Krujës.
Edhe në fshatin Mallkuç situata paraqitet e rënduar. Probleme ka dhe në disa zona të qytetit të Durrësit, si në plazh, Shkozet dhe ish-Kënetë.
Top Channel