PDSH: BDI-ja voton kandidatin maqedonas për sekretar të KSHZ-së

05/01/2016 14:30

Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor në seancën e së hënës kanë zgjedhur Dobre Jançevin për sekretar të ri të përgjithshëm të këtij komisioni, i cili këtë funksion do e ushtrojë gjatë pesë viteve të ardhshme.

Lidhur me këtë zgjedhje ka reaguar Partia Demokratike Shqiptare, sipas së cilës, me votën e anëtarëve të BDI-së në KSHZ, u zgjodh kandidati maqedonas sekretar i këtij komisioni, edhe pse ata vlerësojnë se ekzistonte marrëveshje e cila parashikonte që një kuadër shqiptar të zgjidhej në këtë post.
 
“BDI, herë për interes të LSDM-së e herë të VMRO-së, por gjithmonë në dëm të shqiptarëve, edhe këtë radhë me votën për maqedonasin në vend të shqiptarit, vërtetoi se nuk është i rastësishëm pozicioni diskriminues dhe nënçmues i shqiptarëve gjatë “qeverisjes” së tyre! Ky vendim i BDI-së, që të votojë për maqedonas dhe jo shqiptar, në masë të madhe ka dëmtuar interesin shqiptar në përgjithësi, e veçanërisht në këtë institucion, kur dihet se edhe kryetari i KSHZ-së është me përkatësi etnike maqedonase”, thuhet në reagimin e PDSH-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA