Mbetjet urbane në Tiranë, Veliaj: Sistem i ri menaxhimi

04/01/2016 00:00

Kryeqyteti do të ketë një sistem të ri menaxhimi dhe grumbullimi të mbetjeve urbane. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur modelin e bashkisë së Veronës, për menaxhimin e mbetjeve nga një ndërrmarje publike.

“Duke filluar nga muaji i shkurt ose mars, një ndërmarrje publike e Bashkisë së Tiranës dhe Veronës do të kryejnë menaxhimin e mbetjeve dhe pastrimit të pjesës qendrore të Tiranës, duke futur edhe konceptin e riciklimit dhe ndarjes në burim të mbetjeve”, tha kreu i bashkisë.

Veliaj tha se Verona është një ndër bashkitë në Europë që i pastron dhe i menaxhon vetë mbeturinat e qytetit.

“AMIA në qytetin tonë, ashtu si kudo, konkurron me privatin, ndaj edhe qëllimi i këtij bashkëpunimi duhet të jetë pikërisht futja e praktikave më të mira të grupit AGSM dhe AMIA, në mënyrë që edhe Tirana të mos ketë nevojë për Veronën, por të ndërtojë një menaxhim të sajin, të ketë aftësinë e saj organizuese, ashtu siç duhet të jetë”, tha Flavio Tosi, kryebashkiak i Veronës.

Lidhur me marrëveshjen mes dy bashkive, kryebashkiaku i Veronës e përgëzoi homologun e tij mbi përzgjedhjen e bërë pasi në qytetin ku ai drejton ka një ndërmarrje, e cila kryen funksione të rëndësishme si menaxhimi i energjisë së rinovueshme, gazit apo mbetjeve.

Top Channel