Korçë, hetim mirëmbajtësve të rrugës

04/01/2016 13:10

Problemet me borën në aksin Korçë-Kapshticë kanë sjellë edhe fillimin e një hetimi për firmën kontraktore.

Pas borës së parë të regjistruar në zonën e Devollit, ku vetëm pak centimetra u pasuan me probleme në qarkullimin e mjeteve për orë të tëra, kanë bërë që ndaj firmës kontraktore të vijnë masat e para.

Sipas të dhënave, dyshohet se firma është mjaftuar vetëm me vendosjen në punë të dy mjeteve borëpastruese përgjatë gjithë aksit, ndërsa ka munguar kriposja, çka ka reflektuar probleme të shumta jo vetëm në domosdoshmërinë e përdorimit të zinxhirëve, por edhe me daljen e mjeteve nga rruga.

Pas situatës së krijuar, prefekti i Korçës, Ardit Konomi, ka reaguar duke theksuar se për të gjitha firmat kontraktore të cilat do të pastrojnë borën në akset kryesore nuk do të ketë tolerime.

Nga ana tjetër, prefekti Konomi ka deklaruar se nga verifikimet e para, pajisjet janë të duhura edhe baza materiale nuk mungon, ndërsa rrugët nacionale duhet të jenë të kalueshme, përveç rasteve kur reshjet kanë intensitet dhe atëherë është e pamundur të evitohet përdorimi i zinxhirëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA