Donald Lu uron shqiptarët në Facebook për Vitin e Ri

31/12/2015 14:40

Donald Lu, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, në emër të të gjithë personelit të ambasadës ka postuar në Facebook një kartolinë urimi për të gjithë shqiptarët.

Personalisht, thotë Lu, do të doja të falënderoja shqiptarët për miqësinë dhe mikpritjen e ngrohtë dhënë mua dhe familjes sime në vitin tonë të parë në këtë vend të bukur. Në aspektin profesional, thekson ai, ky ka qenë një vit sfidues dhe shpërblyes në të njëjtën kohë.

Këtë vit, thotë Donald Lu, shqiptarët përmbyllën disa nisma kyçe, ndërsa një tjetër nismë jetësore është në proces. Kemi ndjekur debatin e fuqishëm publik që po shfaqet tani mbi reformën në drejtësi. Ne e mirëpresim një debat serioz rreth çështjeve dhe përmbajtjes dhe shpresojmë që më shumë zëra shqiptarësh t’i shtohen këtij diskutimi të rëndësishëm kombëtar.

Top Channel