Pyjet e Munellës të shkatërruara, policia shton patrullimet

30/12/2015 00:00

Masivi pyjor i Munellës, dikur një pasuri kombëtare, prej 25 vjetësh ka qënë në një sulm të vërtetë që ka shkaktuar shpyllëzimin e gjithë zonës.

intensivisht. Ditët e fundit, pas njoftimeve për nxjerrjen e moratorimit për ndalimin e prerjes së pyjeve, prerjet janë shtuar ndjeshëm dhe vetëm prania e forcave të policisë që patrullojnë rrugët e kësaj zone ka ulur fluksin.

Por sipas dëshmitarëve abuzuesit me pyjet, bëjnë prerjet duke i lënë pemët në tokë e më pas kur policia largohet bëjnë transportin e shpejtë të pemëve të prera. E gjithë zona pyjore është mbushur me rrënjët e mbetura në tokë, të pemëve që janë prerë pa asnjë kriter dhe me shpejtësi. Përveç dëmeve të mëdha në bimësinë, në këtë zonë, dikur e populluar nga kafshët e egra, nuk ka më asnjë.

Top Channel