Maqedoni, Zaev: Si të shkoj në zgjedhje kur kemi më shumë votues sesa banorë

27/12/2015 13:50

I akuzuar nga partia e Gruevskit se opozita dëshiron shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka deklaruar se partia e tij nuk u largohet zgjedhjeve të parakohshme të 24 prillit, por kërkon pastrimin e listës zgjedhore në afatin e përcaktuar ligjor si dhe përmbylljen e bisedimeve të grupeve të punës për të gjitha çështjet e tjera të parashikuara me marrëveshjen për daljen e Maqedonisë nga kriza politike.

Zaev dyshon se ka kohë të mjaftueshme për pastrimin e listave zgjedhore dhe për përpilimin e listës së vërtetë të votuesve. 
 
“Unë dua ta shoh politikanin i cili do të shpjegojë se ne do të hyjmë në zgjedhje me 1 milion e 780 mijë votues, kur ne e dimë se kemi popullsi totale më pak se 1 milion e 600 mijë. Kjo absolutisht është e pamundur “, ka deklaruar për mediat Zoran Zaev.

Sipas Zaevit, nuk është LSDM-ja ajo që u largohet përgjegjësive, por VMRO DPMNE-ja është ajo që gjatë gjithë kohës e zvarrit procesin dhe nuk i përmbush detyrimet e veta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA