Në një intervistë dhënë televizionit “Shenja” në Shkup, kryetari i opozitës maqedonase, Zoran Zaev ka deklaruar se nuk do ia dorëzojë Prokurores Speciale audio-incizimet e bisedave të përgjuara telefonike, përderisa nuk krijohen kushtet e duhura për ruajtjen e tyre.
I pyetur se pse nuk i publikoi bisedat e përgjuara telefonike që kanë të bëjnë me rastin “Monstra”, Zaev ka pohuar se edhe sikur t’i publikonte ato, të dënuarit nuk do liroheshin nga burgu edhe sikur të ishin të pafajshëm.
Sa i përket rastit të “Kumanovës”, Zaev edhe një herë e ka përsëritur vlerësimin e vet se ata njerëz janë kriminelë dhe banditë, duke shtuar se ata kanë pasur kontakte të vazhdueshme jo vetëm me funksionarët të lartë të BDI-së, por edhe me ato të VMRO-DPMNE-së.
Top Channel