Ulqin, digjet autobusi me turistë shqiptarë. S’ka të lënduar

25/12/2015 00:00

Një autobus me 52 turistë shqiptarë, që udhëtonin nga Shqipëria në drejtim të Budvas, është shkrumbuar nga flakët, megjithatë fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin dytësor Ulqin-Tivar, teksa sipas policisë dyshohet për shkak të një defekti në sistemin elektrik të automjetit.

Flakët shkrumbuan tërësisht autobusin, ndërkohë që të gjithë përsonat e ndodhur brenda tij arritën të zbrisnin pa pësuar asnjë dëmtim.

Policia malazeze ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel