Maqedoni, tekste shkollore me përmbajtje skandaloze antishqiptare

25/12/2015 12:00

Nuk kanë të ndalur skandalet që kanë të bëjnë me përmbajtjet fyese për popullin shqiptar nëpër tekstet shkollore nga të cilat mësojnë shqiptarët në Maqedoni.

Së fundmi, mediat raportojnë për gabimet në ribotimin e librit të historisë për klasën e gjashtë, në parathënien e të cilit thuhet se Shqipëria është shtet sllav.

Një shtrembërim i tillë i së vërtetës ka ndodhur edhe përkundër faktit që njëri nga autorët e këtij libri është shqiptar.
 
Mediat kanë kontaktuar me Nebi Dervishin, autorin shqiptar të këtij libri, i cili për këtë shtrembërim skandaloz të së vërtetës ka fajësuar shtëpinë botuese dhe bashkautorët e tij.
 
“S’kam të bëj fare me këto ndryshime dhe prandaj i kam paditur në gjyq, edhe shtëpinë botuese Prosvetno Dello edhe Millan Boshkovskin si autor i ndryshimeve, pa pëlqimin tim”, ka deklaruar Nebi Dervishi.

Skandale të ngjashme hasen jo vetëm në librat e historisë, ku janë bërë fyerje ndaj popullit shqiptar, por edhe tek libri i gjeografisë, në të cilin shqiptarët përshkruhen si maqedonas të islamizuar dhe më pas të shqiptarizuar, gjë që fyen dhe shtrembëron prejardhjen, historinë dhe identitetin e shqiptarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA