Lëvizja BESA ka reaguar lidhur me mosmiratimin e para dy ditëve të ligjit për shërbimin e Prokurorisë, ligj të cilin ka kohë që e kërkon Prokuroria Speciale dhe që do i mundësonte kësaj prokurorie të punësojë personelin e duhur ndihmës.
Në reagimin e kësaj lëvizjeje thuhet se edhe shumica e deputetëve të BDI-së dhe të PDSH-së e kanë bllokuar miratimin e këtij ligji, duke mos e votuar atë, apo duke munguar në seancë parlamentare.
“Kjo BDI, e cila vazhdimisht kërkon monitorimin e faktorit ndërkombëtar për rastet e tradhtive ndaj shqiptarëve, tani që iu dha rasti ta shprehë atë me vepra, përmes Prokurorisë Speciale, punon kundër formimit të saj”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.
Për Lëvizjen BESA, platforma e saj “Edhe shqiptarët pa Hipoteka” është zgjidhja e vetme që mund ta çojë Maqedoninë drejt një progresi sepse vetëm politikanët e pashantazhueshëm, të pakorruptuar, dhe pa hipoteka mund të luftojnë për një të ardhme më të mirë.
Top Channel